Dembele sërish ka arritur me vonesë në stërvitje.
Ousmane Dembele ka arritur vonë në stërvitjen e Barcelonës pas fitores 4-0 në shtëpi kundër Villarreal.
AS raporton se Dembele ka arritur në qendrën stërvitore në ora 10:15, derisa orari i prerë është 10:00.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Ronald Koeman, që po shikon të ndërtojë një skuadër për të ardhmen dhe hiç nuk e ka problem t’ia tregojë derën francezit nëse nuk mbushet mend.
Dembele nuk ka arritur të lë aspak gjurmë për tri vite te Barcelona, teksa numëron më shumë skandale se sa të mira në fushë – andaj duhet të jetë i kujdesshëm pasi Barcelonës po i humb durimi me të.