
Barcelona arriti një marrëveshje me Ousmane Dembele dhe agjentin e tij për të vulosur vazhdimësinë e tij te Barcelona deri në qershor 2024.
Anësori francez uli ndjeshëm pagën e tij për të mbetur i lidhur me klubin, përcjell ORAinfo.

Siç raporton ‘Sport’, Mateu Alemany ka pohuar se paga e francezit nuk është e vetmja gjë që ka rënë ndjeshëm. Drejtori sportiv i Barçës konfirmoi se klauzola e përfundimit të Dembeles është 100 milionë euro.
Nëse krahasoni klauzolën aktuale me kontratën që sulmuesi nënshkroi në vitin 2017, e reja bie 300 milionë euro. Një aspekt shumë i rëndësishëm për t’u marrë parasysh për rinovimin e francezit nga klubi katalanas./ORAinfo/