Dëme të mëdha materiale nga erërat e forta në fshatin Rohot të Pejës

20:47 | 07 Shkurt 2020

Vendi ynë këto ditë është karakterizuar me reshje të borës si dhe erëra të forta.

Ishte komuna e Pejës dhe ajo e Istogut që ishin më të prekura nga erërat, shkruan ORAinfo.

Dëme të mëdha materiale u shkaktuan në shumë vende, e sidomos në fshatin Rohot të komunës së Pejës.

Kulmet e shtëpive si dhe objekte të tjera janë shkatërruar si pasojë e këtyre erërave.

ORAinfo ka siguruar disa pamje në të cilat mund të shihen dëmet e shkaktuara.

Pamjet në fjalë janë të siguruara nga familja e K.B të fshatit Rohot./ORAinfo/

Për më tepër mund të shihni vet pamjet më poshtë:

Komento: