Dëmët e shkaktuara nga reshjet e fundit, vjen reagimi nga Shpend Ahmeti

20:45 | 23 Korrik 2020

Për shkak të shiut të furishëm dhe erërave të forta të mbrëmjes së të enjtes, në kryeqytet ka pasur dëme.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se ka dëme në qytet si rezultat i erërave të forta.

Ahmeti luti qytetarët të kenë kujdes dhe të thërrasin në numrin e komunës për çdo emergjencë.
Gjithashtu ai tregoi se ekipet janë në terren për të sanuar dëmet.

Kemi dëme në qytet nga erërat e fortë. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233. Ekipet janë në terren për sanim!”, shkroi Ahmeti.

Komento: