Demhasaj: Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, dështim total, madje pati regres në krahasim me diplomacitë e kaluara

10:38 | 24 Tetor 2024
demhasaj:-asnje-njohje,-asnje-anetaresim,-deshtim-total,-madje-pati-regres-ne-krahasim-me-diplomacite-e-kaluara


Analisti politik, Arton Demhasaj, e konsideron të dështuar diplomacinë e udhëhequr nga ministrja Donika Gërvalla.

”Në përgjithësi katër vitet në diplomaci, munden me u konsideru shlirë si diplomaci e dështuar, sepse asgjë nuk ka ecur, përkundër kemi ngecë’’ thotë ai.

Demhasaj, thotë se Kosova gjatë kësaj qeverie nuk ka mundur ta shtoj numrin e njohjeve e as anëtarësimin në ndonjë organizatë tjetër të rëndësishme.

‘’Nuk kemi pasur mundësi me e shtuar numrin e vendeve njohëse e as nuk kemi pasur mundësi me u anëtarësu në ndonjë mekanizëm ndërkombëtar’’ potencon ai.

Analisti Demhasaj, thotë se përkundër saj, politika e jashtme veçse ka acaruar raportet me SHBA-në dhe ka marrë masa ndëshkuese nga BE-ja.

‘’Politika e jashtme komplet ka qenë e dështuar, shtoje këtu faktin që janë acaruara raportet me SHBA-në dhe në këto momente Kosova po mbetët e sanskionuar nga BE. Ka pasur edhe regres në krahasim me qeveritë e kaluara” deklaroj ai për FrontOnline.

Komento: