Lidhur me mesazhet që përçoi emisari Lajçak për Front Online kanë folur njohësit e çështjeve politike.
Analisti Arton Demhasaj tha për Front Online se në takim tema kryesore ishte dinari e jo zbatimi i marrëveshjeve.
Demhasaj thotë se Bislimi të gjitha deklaratat lidhur me çështjen e dinarit po i shkel.
Sipas tij, qëndrimet zv.kryeministri i ndryshoi pas presionit ndërkombëtar.
“Temë kryesore në këtë takim nuk ka qenë shumë çështja e marrëveshjeve por çështja e dinarit se kjo është bërë pak pengës për zbatimin e marrëveshjeve. Bislimi njëherë ka deklaruar së kjo çështje është e BQK-së dhe nuk diskuton për këtë temë por po shihet që kur të vjen presioni ndërkombëtarë duhet të diskutohet. Të gjitha fjalët që i tha Bislimi për dinarin po i shkel”, theksoi Demhasaj.
Ai thotë se në takimin e radhës në Bruksel do të jetë kryetema për dinarin.
“Në Bruksel është folur për këtë çështje edhe në takimin e së martës u diskutua për dinarin dhe me shumë gjasë edhe në Bruksel kjo do të jetë tema”.
Tema e dinarit është strategji e Qeverisë për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjeve.
“Kjo ka qenë strategjia e Qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga zbatimi i marrëveshjeve me nxjerr tema të tilla si ajo e dinarit dhe me ikë edhe për një kohë. Këto veprime tregojnë që Qeveria Kurti po e shtynë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që obligimi kryesor është Asociacionin deri në përfundim të mandatit”, u shpreh ai.