Demhasaj i AAK-së: Takimi në Malishevë, tregoi se koalicioni ynë po garon për t’i fituar zgjedhjet

11:08 | 28 January 2025
demhasaj-i-aak-se:-takimi-ne-malisheve,-tregoi-se-koalicioni-yne-po-garon-per-t’i-fituar-zgjedhjet


Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Arton Demhasaj, për FrontOnline ka  thënë se partia e tij dhe koalicioni “Koalicioni për Kosovën Fituese” po e shohin efektin e mbështetjes masive nga qytetarët, pa pasur nevojë për sondazhe.

Demhasaj theksoi se koalicioni po arrin të krijojë një lidhje të fortë me qytetarët dhe është duke marrë mbështetje të dukshme në terren.

“Nuk kemi bërë sondazh e as nuk e kemi parë të arsyeshme të bëjmë sondazhe sepse efekti po shihet në publik, në masë në përkrahje. Koalicioni për Kosovën Fituese po e tregon efektin çdo ditë që i kemi me qytetarët”, ka thënë Demhasaj.

Ai ka përmendur takimin e zhvilluar në Malishevë, ku ka theksuar se fryma e koalicionit është e tillë që ai po garon me plot besim për të fituar zgjedhjet.

“Takimi dje në Malishevë, tregoj se koalicioni ynë po garon për ti fituar zgjedhjet sepse fryma në publik është e tillë”, ka shtuar Demhasaj,

Demhasaj tha se do të vazhdojnë të punojnë pa u ndalur deri më 8 shkurt, me synimin që më 9 shkurt të dalin fitues të zgjedhjeve.

‘’Do të vazhdojmë të punojmë deri me 8 shkurt që me 9 shkurt të dalim fitues’’ deklaroi ai.

 

Komento:
loading