Demhasaj: Kurti nuk mund t’i ndërroj qëndrimet e partnerëve perëndimor lidhur me dialogun

17:04 | 21 Shtator 2023
demhasaj:-kurti-nuk-mund-t’i-nderroj-qendrimet-e-partnereve-perendimor-lidhur-me-dialogun


Kryeministri Albin Kurti doli të hënën në një konferencë për media ku tha se të enjten në Bruksel “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” dhe se në takimin me Vuçiqin ai u ekspozua “përballë një skenari” të Lajçakut.

Kurti sqaroi se ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia.

Pas këtyre deklaratave Kurti ka marrë kundërpërgjigje sot nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se e ka marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”, një vend prej 1 mln e gjysmë s’do t ‘na bind t’i ndryshojmë taktikat.

Duke komentuar akuzat e Kurtit se Lajçak po e dëmton dialogun dhe po punon kundër Kosovës, Escobar tha se ai Lajçaku nuk do të largohet.

Këto reagime të Kurtit dhe Escobarit për Front Online i kanë komentuar njohësit e çështjeve politike.

Arton Demhasaj thotë se me qëndrimet e Escobarit duhet ta kuptojmë që ndërkombëtarët janë një zëri.

Ai tha se kryeministri i Kosovës nuk mund t’i ndërroj qëndrimet e partnerëve perëndimor.

“Këto deklarata duhet ta kuptojmë që ndërkombëtarët që janë në procesin e dialogut janë një zëri dhe i kanë qëndrimet e përbashkëta e nuk mundët një kryeministër i një vendi si Kosova t’i ndërroj qëndrimet apo planet strategjike të partnereve perëndimor”, thotë Demhasaj.

Njohësi i çështjeve politike, Demhasaj thotë se Qeveria mes dy rrugëve duhet të vendos lidhur me këtë proces.

“Dy rrugë i ka Qeveria jonë ose të lëvizë tutje dhe t’i marr parasysh deklaratat edhe të Hovenier që ka thënë se Asociacioni duhet të jetë brenda Kushtetueses dhe vendimit të saj ose të jetë kështu i bllokuar”, u shpreh Demhasaj për Front Online.

Komento: