Demhasaj: Luftën hibride po e bën kryeministri me militantët e tij dhe jo mediet

10:08 | 04 December 2024
demhasaj:-luften-hibride-po-e-ben-kryeministri-me-militantet-e-tij-dhe-jo-mediet


Analisti politik Arton Demahasaj, për FrontOnline, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij për përfshirjen në një luftë hibride.

Sipas Demahasajt, ky veprim po realizohet jo vetëm nga Kurti, por edhe nga pjesëtarët e partisë së tij, veçanërisht deputetët, ministrat dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

”Luftën hibride është duke e bërë vetë kryeministri Albin Kurti me krejt Qeverinë e tij e po ashtu edhe me një pjesë të madhe edhe me të partisë së tij politike. Nëse e shohim, statuset që shpërndahen nga kryeministri dhe pastaj bombardohen nga gjithë deputetët, ministra e aktivistë të VV-së, atëherë po shihet se kush po bën luftën hibride’’ thotë ai.

Demhasaj, potencon se mediat janë duke e kryer punën e tyre dhe se nuk janë duke zhvilluar luftë hibride.

‘’ Mediat janë duke e kryer punën e tyre sic e kanë kry gjithmonë. Mediat po raportojnë për secilën ngjarje në mënyrën e duhur, dhe ato s’po bëjnë luftën hibride’’ thotë ai.

Në këtë kontekst, analisti theksoi se po bëhet përpjekje për të mbuluar dështimet e Qeverisë dhe të Kryeministrit, duke u munduar që këtë luftë hibride t’ia ngarkojnë të tjerëve.

‘’Këtë luftë po e bën vetë kryeministri me militantët e tij për shkak të dështimeve të tyre dhe po mundohen që këtë dështim ta mbulojnë pikërisht me këtë luftë hibride e po mundohen me ia mveshë të tjerëve’’ u shpreh analisti Demhasaj për FrontOnline.

 

Komento: