Demhasaj: Sigurimi Shëndetësor dhe jetësor për Policinë dhe të gjithë Popullatën, prioritet i AAK-së

09:08 | 18 January 2025
demhasaj:-sigurimi-shendetesor-dhe-jetesor-per-policine-dhe-te-gjithe-popullaten,-prioritet-i-aak-se

Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor dhe jetësor për Policinë e Kosovës është ne programin  e partisë së tij. Ai ka nënvizuar se, përveç policisë, sigurimi shëndetësor dhe jetësor është gjithashtu në planin e AAK-së për të gjithë popullatën e Kosovës.

‘’Unë mund të flas për plan programin tonë që e kemi , i kemi në plan sigurimet shëndetësore për krejt popullatën e njëkohësisht edhe sigurime shëndetësore edhe jetësore edhe për Policinë e Kosovës dhe mendoj që është momenti bile edhe jemi shumë vonë me këtë’’, tha Demhasaj për FrontOnline.

Demhasaj e ka quajtur të papranueshme situatën ku Policia e Kosovës është e vetmja forcë në Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore dhe ka theksuar se është momenti i fundit që qeveria e re, pas 9 shkurtit 2025, të marrë masa urgjente për të siguruar sigurime për të gjithë qytetarët, përfshirë policinë.

‘’Policia e Kosovës e vetmja  në Evropë që nuk kanë sigurime shëndetësore mendoj që ky është momenti I fundit që Qeveria e re që vjen më 9 shkurt menjëherë në mënyrë urgjente të fillojë të merret me këtë pjesë që janë edhe sigurimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe për sigurime jetësore për Policinë e Kosovës’’, tha Demhasaj.

Komento: