
Njohësi i çështjeve politike në vend, Arton Demhasaj, ka thënë për Front Online se nuk ka kuptim që të shkohet në Bruksel nëse Bashkimi Evropian nuk vendos sanksione ndaj Serbisë.
Dhe, këtë e thotë për një arsye
“Për aq kohë sa Bashkimi Evropian ka sanksionuar dhe ka vendos masa ndaj Kosovës vetëm pse nuk po merr masa me dëpërshkallëzu situatën në veri, e në anën tjetër tash është e faktuar çështja që shteti i Serbisë në një mënyrë apo tjetër, ka kryer veprime terroriste në Kosovë dhe nuk sanksionohet nga Bashkimi Evropian, atëherë përnjëmend nuk ka kuptim që të mbahen takime apo të vazhdohet me dialog në Bruksel”, ka deklaruar Demhasaj.
Ai, thotë se Kosova duhet të kërkojë vet nga Bashkimi Evropian që të merr masa ndaj shtetit të Serbisë.
“Kosova duhet të kërkojë menjëherë që Bashkimi Evropian të merr masa ndaj Serbisë, përndryshe nuk ka kuptim që ne të shkojmë në takim në Bruksel si të sanksionuar nga Bashkimi Evropian që s’po marrim veprime për depërshkallëzim e nën anën tjetër Serbia është prezente aty duke kryer sulme terroriste në Kosovë dhe nuk po sanksionohet apo nuk po merren masa ndaj saj”, ka pohuar ai.
Që Kosova nuk duhet të shkojë ën dialog pa u sanksionuar Serbia sot gjatë ditës e ka thënë edhe ish-kryenegociatorja për dialog, Edita Tahiri./Front Online