
Agron Demi nga shoqëria civile, shkruan se kurrë nuk është vonë për mbylljen e Radio Televizionit të Kosovës.
“Kurrë nuk është vonë me mbyllë RTK”, ka shkruar ai.
Ai thotë se mediumi publik do duhej të ishte një burim kredibil dhe shpjegues, e jo me i fry informacioneve anonime e me kriju konfuzion
“Për një thirrje të këtillë ish menaxhmenti më pat paditë. Tash, sërish po baj thirrje me mbyllë RTK.
Ky medium nuk bahet kështu. Ose e largojmë nga financimi direkt dhe nga influenca e pushteteve, ose e mbyllim.
Në këtë hallakamë (dez)informacioni, mediumi publik do duhej të ishte një burim kredibil dhe shpjegues, e jo me i fry informacioneve anonime e me kriju konfuzion”, ka shkruar ai.