Demiral pritet të transferohet të gjiganti nga Serie A

17:16 | 06 July 2023

Mbrojtësi i Turqisë, Merih Demiral, do të largohet nga Atalanta, por jo edhe nga kampionati italian.

“Corriere dello Sport” ka raportuar të enjten se Demiral do të transferohet te skuadra e Interit gjatë kësaj vere.

Demiral tashmë ka marrëveshje personale me Interin, ekip që po negocion me Atalantan për lirimin e tij.

Interi është gati të ofrojë 20 milionë euro për Demiralin, të cilin po e sheh si zëvendësim për sllovakun Milan Skiriniar, që tashmë është larguar nga ekipi.

Demiral e njeh futbollin italian pasi prej vitit 2019 luan në Serie A.

Para Atalantas, ai ka bërë karrierë edhe te Juventusi e Sassuolo.

Me Atalantan, Demiral ka kontratë deri në verën e vitit 2026, ndërsa edicionin e shkuar kontribuoi me një gol në 28 ndeshje të luajtura në kampionat.

Komento: