Demokracia në Veprim: Kemi vërejtur material propagandues afër disa qendrave, në Graçanicë e Shtërpcë nuk ka vula

09:01 | 06 Tetor 2019

DnV ka vërejtur material propagandues afër disa qendrave, në Graçanicë e Shtërpcë nuk ka vula

Zyrtarë të Demokracisë në Veprim pak pas nisjes së procesit të zgjedhjeve në Kosovë kanë deklaruar se janë vërejtur disa parregullsi afër disa qendrave të votimit në Prishtinë, Gjilan e Prizren.

Sipas DnV’së, vonesa ka pasur në 2.6 për qind të vendvotimeve. Kjo për shkak të vonesave të komisionarëve.

“Votimi ka filluar në gjithë territorin. Ka pasur vonesa në 2.6% të vendvotimeve. Vonesat kanë qenë për shkak te vonesave të komisionarëve, shpërndarjen e materialit.

Në Shtërpcë e Gracanicë ka mungesë të vulave. Qytetarët mund të votojnë momentalisht në qendrën Ukshin Hoti për shkak të mungesës së komisionarit. Materiali propagandues, në 7% të qendrave ka material të tillë nuk i kanë larguar nga qendrat e votimeve. Komunat ku me së shumti ka pasur këso materiale: Gjilan, Prizren, Prishtinë”, janë deklaruar nga DnV.

Komento: