“Demokracia Studentore” insiston se Isa Mustafa mori pagë nga UP pa shkuar fare, prezanton fakte

11:38 | 13 Tetor 2020

“Demokracia Studentore” prezanton faktet e saj për angazhimin e Isa Mustafës në Universitetin e Prishtinës.

Organizata studentore “Demokracia Studentore” ka mbajtur një konferencë lidhur me angazhimin e Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në Universitetin e Prishtinës.

“Hulumtimi ynë ka të bëjë me uzurpimin që politikanët ua kanë bërë universiteteve. Njëri nga ta është edhe Isa Mustafa i cili nga 2014 nuk është i rregullt në ligjërata dhe merr rrogë në UP”, është shprehur përfaqësuesi i kësaj organizate.

“Nga 2016 asnjëherë nuk ka qenë në ligjërata dhe është profesor i rregullt. Më 2016 do të duhej t’i pushonte statusi si profesor i rregullt, pasi që atëherë ai ka dalë në pension”.

“I kemi disa fakte. Më kryesorja më 2015 është ajo në Agjencionin Kundër Terrorizmit ku vet ai i ka deklaruar rreth dhjetë mijë euro të ardhura nga UP. Më 2016 ai ka deklaruar 3767 euro të ardhura nga UP pa ardhur asnjëherë. Që ka thënë se nuk ka marrë pagë më 2016, ai vet ka deklaruar më 2017 se është paguar nga Fakulteti Ekonomik me 676 euro”.

Ky përfaqësues i kësaj organizate studente ka thënë se studentët që flasin “të vërtetën, gjithmonë klasa politike u hakmerret”.

Komento: