Përfaqësuesit e demokratëve janë në favor ta fitojnë shumicën në Senatin Amerikan, duke fituar një kontroll të plotë të Kongresit në zgjedhjet e së martës. Mirëpo, publikimi i rezultateve përfundimtare mund të merr kohë disa ditë apo muaj.
Me mosmiratimin publik të Presidentit Trump që rëndon mbi republikanët në tërë vendin, analistët thonë se votuesit do të vendosin nëse do t’i japin fund karrierës politike të senatorëve të republikanëve, përfshirë aleaten e Trumpit, Lindsey Graham që vie nga Karolina e Jugut dhe Susan Collins.
Në 12 vendet e mbajtura nga republikanët dhe dy nga demokratët në senat, thuhet se po zhvillohet një lojë e ashpër.
Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, republikan i lartë në Kongres, ka thënë se mundësia e mbajtjes së shumicës nga republikanët është 50-50.
Në anën tjetër ,analistët kanë parashikuar se demokratët e Joe Bidenit, mund t’ia dalin t’i marrin deri në 55 vende te Senatit, duke u bërë kështu me një shumicë për herë të par në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve me 435 vende, ku ata pritet ta kenë kontrollin.
Demokratët gjithashtu shpresojnë të fillojë një epokë e re politike në Uashington në rast se i nominuari i tyre, Joe Biden, fiton kundër Donald Trumpit.
Për të fituar shumicën, demokratët duhet t’i marrin tri vende nga republikanët. Për momentin, republikanët kanë shumicën me numër 53-47.