Demolli ka vazhduar edhe më tej me publikime të tjera.
Shkumbin Demolli, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar disa biseda private mes tij dhe kryetarit të Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën. Ai këto biseda me të i kishte bërë në platformën ‘Viber’.
Sipas Demollit, biseda është zhvilluar me datën 2 shtator dhe e akuzon atë për gënjeshtër.
“E kush po gënjen qitash, biseda eshte ber me Milaimin me 2 shtator” ka shkruar Demolli në Facebook.
Në bisedat mes tij dhe Milaim Zekës, shihet se Demolli ishte i pari që i kishte kërkuar atij që të kandidojë për deputet. Ai i kishte kërkuar që të takohen së bashku në Prishtinë.
Milaim Zeka, i kishte kërkuar atij një CV, të cilën ai ia nuk ia kishte dërguar por ia kishte dërguar një përshkrim rreth shkollimit të tij, përvojës politike dhe aktivitetit të babait të tij.
Për më shumë, lexoni bisedat e publikuara nga Shkumbin Demolli: