Janë dorëzuar dosjet e radhës për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës.
Shoqata për dëmet e luftës ”Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se Aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Kryetari i shoqatës Jahir Bejta, tha se mosmarrja e gjykatave vendore me këto lëndë është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, Marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
”Gjykata Supreme ka dështuar në përfilljen e drejtësisë”, ka theksuar ai.