Dëmtimi i kanalit të Ibër-Lepencit në Veri, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi

13:08 | 30 November 2024
demtimi-i-kanalit-te-iber-lepencit-ne-veri,-lajcak:-pergjegjesit-duhet-te-mbajne-pergjegjesi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me mjet eksploziv.

Lajcak ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak.

 

 

 

Komento: