
Fotografia është raportuar në media. Është raportuar se në Gjakovë është dëmtuar libri i shenjë Kur’ani.
Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë se një libër fetar është gjetur i dëmtuar por që nuk dihet kush e ka kryer veprimin e me çfarë qëllimi. Ajo ka thënë se është njoftuar prokuroria, dhe janë duke ndërmarr veprimet për sqarimin e rrethanave.
“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ajo. /Gazeta Express