
Në stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit është raportuar sërish për një incident ku disa vagonë të rinovuara së fundmi nga ndërmarrja hekurudhore publike Trainkos Sh.A. janë dëmtuar duke pikturuar grafite në ta.
Këta vagonë ishin pjesë e një investimi publik të konsiderueshëm – afërsisht 423,000 euro, të alokuara nga Buxheti i Republikës së Kosovës për riparim dhe modernizim të materialit hekurudhor, me qëllim përmirësimin e shërbimit të transportit hekurudhor.
Trainkos ka bërë thirrje që akte të tilla janë të papranueshme dhe se personat përgjegjës duhet të gjendjen dhe të marrin dënimin e merituar.
Ky akt dëmtimi ndaj pasurisë publike jo vetëm që dëmton ndërmarrjen, por edhe investimet e qytetarëve dhe përpjekjet për modernizimin e shërbimeve hekurudhore në vend. /Telegrafi/
