Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

09:56 | 14 Dhjetor 2025
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

Tri varre janë dëmtuar në Obiliq. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri dhe vazot e dy varreve të tjera.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori ndërsa rasti është nën hetime.

“Obiliq / 13.12.2025 – 13:43. Dyshohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, njofton PK.

Komento: