Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.
Pothuajse çdo ndërtesë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal është shkatërruar, sipas imazheve të reja satelitore nga Maxar Technologies, shkruan CNN.
Ka vrima të mëdha në çati – shenja të një sulmi ushtarak. Disa çati janë shkatërruar plotësisht, dhe disa ndërtesa janë shndërruar në rrënoja. Shumë prej ndërtesave rezidenciale dhe qeveritare në lindje të fabrikës janë shkatërruar plotësisht.
CNN ka raportuar se forcat ukrainase dhe qindra banorë janë strehuar në fabrikën e çelikut. Është e paqartë nga imazhet satelitore nëse ndonjë nga sulmet ushtarake ka shkatërruar ndonjë nga objektet e bodrumit.
Sviatoslav Palamar, një komandant i Regjimentit Azov tha për CNN të premten se uzina është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse.
“Ka bodrume dhe bunkerë që nuk mund të qëllohen nga forcat ruse sepse janë shumë thellë në nëntokë. “Ne nuk e dimë nëse njerëzit atje janë gjallë apo jo. Ka fëmijë nga katër muajsh deri në 16 vjeç,” tha Palamar.