Dëmtohet kablloja e vjetër 70 vjet e vjetër, pezullohet puna në disa horizonte në Trepçë

23:05 | 13 Shkurt 2023

Para 17 ditëve ka pasur prishje të kabllos së energjisë elektrike në mes të horizonteve 5 e 7 të minierës së Stan Tërgut.

Është dashur të ndodhte një prishje në mënyrë që të bëhet ndërrimi i një kablloje 70 vjeç të vjetër.

Ishte pikërisht ajo arsyeja që tash e 17 ditë, u pezullua puna në horizontet 5 dhe 7 në minierën e Stan Tërgut.

Kablloja e re me gjatësi 180 metra tashmë është vendosur.

Mirëpo për shkak të nivelit të ujit në horizontin e 11, aktualisht nuk është duke u bërë flotacioni i xeheve.

Kryeshefi i minierës “TREPÇA” Enis Abdurahmani ka tregur se deri kur do të vazhdojë kjo gjendje.

Abdurahmani shprehet se industria e minierave vazhdimisht përballet me prishje të tilla për shkak të vjetërsisë së pajisjeve.

Për këtë ai fajtor e lë menaxhmentin dhe qeveritë e kaluara.

E për këtë çështje, u deklarua për T7 edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit, në Trepçë kanë hyrë më se 100 milionë euro të taksapaguesve që nga paslufta.

Komento: