Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet

17:26 | 27 Janar 2026
demtohet-kurani-ne-gjakove-–-policia-nis-hetimet

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin. Aktualisht nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivi pas këtij veprimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Kështu ka deklaruar  zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa qytetarët janë të inkurajuar të bashkëpunojnë me autoritetet për sqarimin e plotë të ngjarjes./Telegrafi/

Komento: