Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

10:26 | 26 Nëntor 2025
Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dëmtuar me mjete të forta nga persona të panjohur. Kështu ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas këtij raporti, rasti ka ndodhur mes datave 22-25 nëntor.

“Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, njoftoi Policia./Klankosova

Komento: