Dëmtohet rëndë një shkollë në Kaҫanik, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

19:14 | 27 May 2019

Në Shkollën Fillore “ Idriz Seferi” në Bob të Kaҫanikut, është dëmtuar rëndë inventari në klasën e parashkollorëve.

Gjendja e klasës është parë sot nga stafi i shkollës dhe ende nuk dihet se kush e ka shkaktuar dëmin në fjalë, shkruan ORAinfo.

Ngjarjen nga afër e përcolli Kryetari i Komunës Besim Ilazi, i cili e dënoi këtë akt vandal, ndërsa tha se çdo akt i tillë ndaj institucioneve publike, dëmton rëndë edhe imazhin e vendit.

Kryetari shpreson në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Aktin vandal në shkollën e fshatit Bob, e dënoi edhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda dhe drejtoresha Florije Berisha Zeneli, e cila tha se me rastin është njoftuar edhe stacioni i policisë në Kaçanik, i cili është duke shqyrtuar rastin./ORAinfo/

Më poshtë mund të shihni pamje nga klasa e dëmtuar:

Komento: