Dënim i përjetshëm për Naser Pajazitajn, vjen reagimi i Jahjagës

21:03 | 25 March 2019

Është marrë vendimi për dënim të përjetshëm për Naser Pajazitaj, i akuzuar se privoi nga jeta kushërirën e tij, Donjeta Pajazitajn.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se e vërteta mund të gjendet nëse sistemi i drejtësisë funksionon si duhet, pasi i akuzuari për privimin nga jeta e Donjeta Pajazitajt u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjykata Themelore e Pejës sot dënoi me ndalim, të përjetshëm Naser Pajazitajn për rastin para katër vjetësh.

“Drejtësia më në fund dha verdiktin e saj për rastin e Donjeta Pajazitit! Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për ta dënuar me ndalim të përjetshëm dëshmon se e vërteta mund të gjindet nëse sistemi funksionon si duhet!” ka shkruar ajo në Facebook.

Komento: