“Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi”, Rama komenton deklaratën e Rubin

20:56 | 29 Tetor 2025
“Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi”, Rama komenton deklaratën e Rubin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili gjatë një interviste deklaroi këtë të mërkurë se lutet që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pasi sipas tij, nëse kjo ndodh, do të ishte një tragjedi e vërtetë.

“LIRIA KA EMËR. Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi.”, shkruan Rama.

Komento: