Dënimi i rëndë nga UEFA, reagon Manchester City – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dënimi i rëndë nga UEFA, reagon Manchester City

20:20 | 14 Shkurt 2020

UEFA ka dënuar rëndë Manchester Cityn.

Klubi ka dalë me një deklaratë zyrtare, pas vendimit të UEFA.

UEFA ka vendosur ta dënojë Manchester Cityn me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, si dhe me 30 milionë euro dëmshpërblim.

Pas këtij vendimi të UEFA, Man City kanë lëshuar një deklaratë zyrtare, ku kanë treguar për hapat që do t’i marrin, përcjell lajmi.

Në deklaratën e ‘Citizens’ bëhet e ditur se klubi do të apelojë vendimin në shkallën e parë të CAS-it.

Gjithashtu, vlen të cekët se vendimi i UEFA ishte i pritshëm për zyrtarët e klubit të Manchester City.

Komento: