Dënohet personin që bëri thirrje kërcënuese ndaj ambasadorit Qëndrim Gashi

13:34 | 18 Dhjetor 2020

Një vit e gjysmë bur.gim për personin që bëri thirrje kërcënuese ndaj ambasadorit Qëndrim Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 1 vit e gjysmë bur.gim të akuzuarin me inicalet F.M për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.

Ai akuzohet se më 19 tetor të këtij viti rreth orës 23:00 përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje kërcënuese ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Dënimi do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa në dënimin e shqiptuar të akuzuarit i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej datës 20.10.2020, transmeton Klan Kosova.

Ambasadori Gashi për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar nga kjo gjykatë në kontestin e rregullt juridiko – civil.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Komento: