David Beckham ka marr një lajm shumë të keq sot.
Ai ka pranuar sot një dënim të madh nga autoritetet angleze.
Më parë ishte ngritur një akuzë për ish anëtarin e Manchester United, pasi thuhej se ai kishte vozitur duke përdorur telefonin.
Ish lojtari i kombëtares së Anglisë ka pranuar se ka vozitur ‘Bentley’ e tij 100 mijë funtesh duke përdorur telefonin, shkruan ‘The Sun’.
Akuzën për David Beckham e kishte ngritur një kalimtar rasti, i cili kishte vërejtur atë duke përdorur ‘smartphone’ e tij.
Ai është ndëshkuar me minus gjashtë pikë në patentshoferin dhe me 200 mijë funte gjobë.