Dënohet ylli i Kombëtares kuqezi, kjo është arsyeja

17:53 | 21 Prill 2019

Eros Grezda, është dënuar me gjobë nga gjykata angleze.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, ka dalë para gjykatës, raportojnë mediat britanike.

Në 21 dhjetor, ai është kapur duke kaluar me semafor të kuq, dhe tashmë ka dalë para gjykatës në Glasgou për të marrë dënimin.

Lojtarit nga Gjakova iu pezullua patenta për gjashtë muaj, ndërsa u dënua edhe me një gjobë 350 paund.

Kujtojmë që Grezda u zhvendos në gusht të vitit të shkuar në Skoci, ku firmosi me Rejnxhërsit.

Grezda fitoi fanellën e titullarit në kombëtaren shqiptare gjatë drejtimit të Panuçit duke bërë paraqitje të mira.

Komento: