Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas shpërthimit tmerrues në Bejrut

21:09 | 04 Gusht 2020

Sot në Bejrut ka ndodhur një shpërthim që ka lënë të vdekur 10 njerëz.

Departamenti Amerikan i Shtetit po ndjekë me vëmendje raportet për një shpërthim në Bejrut dhe është i gatshëm të ofrojë ‘të gjithë ndihmën e mundshme’, tha një zëdhënës i agjencisë, pasi një shpërthim masiv ndodhi në kryeqytetin libanez të martën, duke vr’arë të paktën 10 njerëz dhe duke plagosur qindra.

Departamenti nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkakun e shpërthimit, tha zëdhënësi dhe shtoi se agjencia po punon ngushtë me autoritetet lokale për të përcaktuar nëse ndonjë shtetas i ShBA’së ishte prekur në incident.

Komento: