Jose Mourinho insiston për transferimin e Depay te Roma.
Memphis Depay vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin ofensivë në afatin kalimtar tëjanarit.
Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe nuk është në plan zgjatja e saj.
Gjithashtu Depay nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm.
Roma mbetet favoriti kryesor për transferimin e holandezit dhe trajneri Jose Mourinho po insiston që ta ketë sa më parë ‘tulipanin’ nën urdhrat e tij.
Trajneri portugez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të shpejtojnë për të gjetur një marrëveshje me Barcelonën për sulmuesin të cilin e kërkon me ngulm edhe Newcast United.
Katalunasit duan të fitojnë sadopak nga shitja e Depay në janar pasi në rast se nuk ndodh largimi tani atëherë holandezi në verë largohet si futbollist i lirë.
28-vjeçari preferon kalimin në Olimpico, por duhet gjetur marrëveshja mes klubeve dhe një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë.
Vlen të përmendet se për Depayn interesim kanë shprehur edhe skuadra turke dhe ato franceze, por ai nuk dëshiron të kthehet në Francë ose të transferohet në Superligën e Turqisë.