Depay fotografohet në aeroport, pritet zyrtarizimi nga klubi i njohur!

10:45 | 19 Janar 2023

Depay udhëton për në Madrid, do të nënshkruajë me Atleticon

Memphis Depay do të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar të janarit.

Sulmuesi holandez do të jetë futbollist i Atletico Madridit, transmeton Gazeta Express.

Sipas një videoje që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihet Depay duke udhëtuar për në Madrid për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe pastaj të nënshkruajë si futbollist i Atletico Madridit.

Shuma e transferimit raportohet të jetë rreth tre-katër milionë euro.

Komento: