Depay frikëson Barcelonën

17:35 | 07 Qershor 2021

Frikësohet Barcelona se Depay mund të veprojë si Wijnaldum, i përmirëson kontratën.

Barcelona ka përgatitur kontratë të re për sulmuesin Memphis Depay.

Holandezi është agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me Lyon dhe është i lidhur me kalimin te katalunasit, transmeton lajmi.net.

Georginio Wijnaldum kishte marrëveshje verbale me Barcelonën, por ndryshoi mendje duke iu bashkuar PSG-së, pasi kjo e fundit i ofroi më shumë se dyfishin e pagës që ofruan katalunasit.

Për këtë arsye, Barcelona i ka ofruar mesfushorit kontratë të re për ta kompletuar transferimin sa më parë.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Ky i fundit zbuloi se Barcelona i ka ofruar kontratë trevjeçare.

Komento: