Depay në San Siro, Milanit i lehtësohet shumë puna

10:02 | 10 Gusht 2019

Dritarja e transferimeve në Premier League u mbyll të enjten në mbrëmje, 24 orë para fillimit të sezonit të ri.

Daily Mail raporton se Evertonit ju ofrua transferimi i Memphis Depay në orët e mbylljes së tregut të tyre të transferimeve, por që ekipi nuk u pajtua me kushtet e marrëveshjes, përcjell ORAinfo.

Ylli holandez është lidhur ngushtë me një largim këtë verë nga Lyon, dhe tani ka një garë mes Liverpoolit dhe AC Milan për ta transferuar holandezin.

Për shkak se afati në Angli është mbyllur, raportoh se Liverpool ka gjasa ta transferojë Depayn vetëm në afatin e janarit.

Kjo mund të jetë mundësi e mirë për Milanin për ta sjellur në ‘San Siro’ yllin holandez.

Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta vesh sezonin e ri sulmuesi holandez. /ORAinfo/

Komento: