Depertamenti Amerikan i Shtetit: Blinken e sheh si një hap të rëndësishëm përpara në procesin e dialogut marrëveshjen për dokumentet e identifikimit

10:07 | 31 Gusht 2022

DASH: Blinken e sheh si një hap të rëndësishëm përpara në procesin e dialogut marrëveshjen për dokumentet e identifikimit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e konsideron një “hap të rëndësishëm përpara” përparimin e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka thënë zëdhënësi kryesor i DASH, Vedant Patel, duke shtuar se Blinken “ka qenë i afërt” me zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga BE.

“Sekretari i Shtetit beson se dialogu është mjeti më i mirë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” dhe “normalizimin e marrëdhënieve” të përqendruara rreth “njohjes reciproke”, tha Petel për Pavlovic Today.

Patel shtoi se SHBA-të, me përkushtimin e Kurtit dhe Vuçiq dhe “punën e palodhur” të përfaqësuesit special të BE-së “do të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”.

Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohej nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtonin nëpër Serbi në dhjetë vitet e fundit.

Komento: