
Mbi 1200 euro që dyshohen se janë të falsifikuara janë deponuar gjatë muajit shkurt në dy banka të ndryshme të vendit.
Sipas raportit të policisë, më 24 shkurt në një bankë të Graçanicës u deponuan 766.50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar- zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar rreth 766.50€ që dyshohet të jenë të falsifikuar. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa më 15 shkurt, në Lipjan dyshohet se u deponuan 500 euro të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një banke, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 500€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”.