Deponohen para të falsifikuara në një bankomat në Klinë

12:47 | 28 Tetor 2023
deponohen-para-te-falsifikuara-ne-nje-bankomat-ne-kline

Ka disa raste që kohëve të fundit janë raportuar për para të falsifikuara të cilët hasen në bankomate.

Rasti i fundit ka ndodhur dje në mesditë, në rrugën “Abedin  Rexha”, në Klinë, ku zyrtari i një banke, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash të pranuara në bankomat, kanë hasur në disa kartëmonedha (6×50  dhe 1×20) euro, të dyshimta të falsifikuara në vlerë prej 320 euro.

Rasti ka vazhduar në procedurë hetimore./Front Online

Komento: