
Deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, si dhe po bisedojnë me policët për “ta liruar sheshin”.
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës u tha policëve se po përdorin gaz lotsjellës në masë të madhe.
“Na lironi sheshin, po protestojmë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, na lironi sheshin, ju jeni polici e jona, jemi duke protestu për çlirimtaret tanë”, tha ai.