Deputetë të LDK-së dhe të PDK-së arrijnë në Kuvend

10:21 | 25 Mars 2020

Arrijnë në Kuvend disa deputetë të LDK-së dhe të PDK-së.

Në Kuvendin e Kosovës kanë filluar që të shkojnë deputët.

Ndër ta në objektin e Kuvendit është parë duke hyrë edhe amabsadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.

Ndërkohë është parë edhe ministri I Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe Besa Gaxherri.

Ndërsa nga ana e PDK-së ka arritur deputetja Ariana Musliu-Shoshi.

Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe deputeti i Nisma-s Endrit Shala ishin të parët që u dokën sot në Kuvend.

Sot do të mbahet në ora 11:00 seanca e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Të dyja këto parti kanë thënë se do të votojnë mocionin.

Komento: