Me Ligjin për Paga përpos pagës bazë, deputetët do të përfitojnë shtesa të posaçme.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përpos pagës bazë që marrin nga buxheti i Kosovës ata edhe me ligjin e ri të pagave do të përfitojnë benificone të tjera të posaçme.
Sipas nenit 12 të Ligjit për Paga, pika 2 thuhet se “Shtesat e posaçme, nga paragrafi 1. i këtij neni, i takon deputetit për funksion parlamentar; Kryetar i Kuvendit, nënkryetar i Kuvendit, kryetar i komisionit parlamentar, zëvendëskryetar i komisionit parlamentar dhe kryetar i grupit parlamentar”, raporton Telegrafi.
Po ashtu në këtë nen theksohet se deputeti ka të drejtë në kompensim për pjesëmarrje në seancë plenare, për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit parlamentar dhe për shpenzimet mujore.
“Shtesat nga paragrafi 2. i këtij neni paguhet vetëm për një funksion dhe nuk mund të kalojë tridhjetë për qind (30%) të pagës bazë”, thuhet në Ligjin për Paga.
Duke pasur parasysh se deputetët nga ky ligj do të marrin pagë prej 1,912 euro, shtesat e posaçme nuk do të kalojnë shumën prej 573.60 euro.
Pas miratimit të Ligjit për Paga më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës, ky Ligj hyri në fuqi në mënyrë automatike pasi që presidenti Hashim Thaçi përkundër ankesave të shumta nuk ia kthej mbrapa Kuvendit të Kosovës