Deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje në nderim të akademikes Edi Shukriu

11:00 | 18 January 2023

Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të akademikes Edi Shukriu.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar seancën e parë të vitit 2023 me një minutë heshtje, në nderim të akademikes Edi Shukriu, e cila vdiq dje.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se akademikja Edi Shukriu ka qenë një arkeologe e shquar e popullit tonë.

“Lajmin e morëm të gjithë me pikëllim. Edi Shukriu ka qenë një intelektuale, akademike, arkeologe e shquar e popullit tonë, po ashtu shkrimtare, profesoreshë, por edhe deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në legjislaturën e parë. Ne në emër të kuvendit i shprehim ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë”, tha Konjufca

Komento: