Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në ora 10:00 për temën e buxhetit

09:05 | 16 Shkurt 2026
deputetet-e-legjislatures-se-re-te-kuvendit-te-kosoves-mblidhen-sot-ne-ora-10:00-per-temen-e-buxhetit

Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në ora 10:00, për të vazhduar me temën e vetme që është në rend të ditës, atë të projektligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës për vitin 2026.

Vazhdimi i seancës bëhet sot për shkak që të premten opozita kundërshtuan votimin për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, duke kërkuar minimumi tre ditë afat për ta analizuar buxhetin prej 4 miliardë euro.

Buxheti i propozuar për vitin 2026 kap vlerën prej 4 miliardë eurosh. Nga shuma totale prej 3.955.595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere.

Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro, kurse shpenzimet komunale mbi 35 milionë euro.

Komento: