Deputetët e Listës Serbe lëshojnë sallën kur lexohet “Rezoluta për Hagën”

20:30 | 12 Shkurt 2026
deputetet-e-listes-serbe-leshojne-sallen-kur-lexohet-“rezoluta-per-hagen”

Në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës është caktuar votimi i Rezolutës për Hagën, e cila shpreh shqetësimin për procesin që po konsiderohet si i padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përparim Gruda i PDK-së, doli para foltores për të lexuar tekstin e rezolutës.  E në të njëjtën kohë, deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën.

Komento: