
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë, me ç’rast edhe kanë bllokuar hyrjen e objektit.
Ata po bëjnë thirrje që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për sot, ndërsa bën të ditur se, sikurse edhe dje, edhe sot do të jenë në Kuvendin e Kosovës.
“Ne këtu jemi me një qëllim të vetëm, të kërkojmë rivendosjen e ligjit dhe Kushtetutës dhe demokracisë në vend.
Nuk ka nder më të madh sesa me i shërby vendit tënd, mirëpo nuk ka edhe krim më të madh sesa kur besimi qytetar keqpërdoret dhe zyret e popullit uzurpohen nga një deputet. Po aq sa ka të drejtë ai të të jetë aty, po aq kemi edhe ne. Ai duhet të jetë në Kuvend bashkë me ne për të themeluar institucionet”, tha deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.