Deputetet e PDK-së i kundërpërgjigjen Kollçakut, vendosin flamurin e UÇK-së në Kuvend

12:32 | 17 Shkurt 2020

Në 12-vjetorin e Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne.

Deputetet Ganimete Musliu dhe Evgjeli Thaçi para fillimit të seancës solemne kanë vendosur flamurin e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo për t’iu kundërpërgjigjur nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila shpërndau një citat të një “analisti” serb i cili, sipas atij citati, thoshte se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.

Komento: