Deputetët e PDK-së lëshuan sallën e kuvendit për shkak të varrimit të babait të Kadri Veselit

18:04 | 07 Korrik 2021

PDK-ja e lëshon sallën e kuvendit për shkak të varrimit të babait të Kadri Veselit.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë lënë në gjysmë seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kjo për shkak se kanë për të marrë pjesë në varrimin e babait të ish-kryetari të kësaj partie, Kadri Veselit në Mitrovicë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se arsyeja pse deputetët e këtij subjekti po e lëshojnë sallën është se kanë për të marrë pjesë në varrimin e Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës. Për shkak të varrimit të babait të ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar ta lëshoj sallën meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë”, është shprehur Deliu – Kodra.

Komento: